×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Analiza e CNN

    E ndihmoi që t’i fitojë zgjedhjet, lidhja e ngushtë e Trump me Charlie Kirk që u qëllua sonte

    Reporteri
    10 Shtator 2025 | 21:43

    Charlie Kirk, që njihet si një prej aleatëve të Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, është qëlluar sot me armë zjarri, në kampusin e Universitetit të Utah, teksa gjendja e tij ende nuk dihet. Kirk kishte ndikim edhe në kthimin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, edhe për një mandat.

    Charlie Kirk dhe organizata e tij politike, Turning Point USA, ishin thelbësore për fitoren e Presidentit Donald Trump në vitin 2024, dhe Trump e ka vlerësuar Kirk-un për aktivizimin dhe mobilizimin e votës së të rinjve, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Kirk ka krijuar lidhje të ngushta me presidentin dhe familjen e tij gjatë mandatit të parë të Trump-it në detyrë, dhe ai është shfaqur së fundmi në Zyrën Ovale në maj, ku mori pjesë në ceremoniën e betimit të gjyqtares Jeanine Pirro.

    “Unë e fitova votën e të rinjve me 37%. Asnjë republikan nuk ka fituar ndonjëherë, dhe unë fitova me 37%. Dhe Charlie Kirk do t’ju thotë, TikTok ndihmoi, por edhe Charlie Kirk ndihmoi,” tha Trump.

    Ai vazhdoi, “Ai thjesht ndodhet këtu. Shikoni atë. E do që ta përmendim këtë emër — apo jo, Charlie? Ai ka bërë një punë të shkëlqyer dhe e vlerësoj të gjithë ndihmën.”

    Në një miting, një ditë para inaugurimit të tij, Trump e lavdëroi Kirk-un dhe “ushtrinë e tij të të rinjve.”

    “Dua të falënderoj Charlie-n. Charlie është fantastik. Mendoj se ky djalë… Mos e besoni këtë kur dëgjoni se fëmijët janë të majtë. Ata nuk janë të majtë. Ndoshta kanë qenë dikur, por tani nuk janë më,” tha ai në janar.

    Trump e ka konfirmuar se aleati i tij është qëlluar dhe bëri thirrje që njerëzit të luten për të.

    “Ne të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, i cili është qëlluar. Një djalë i shkëlqyer nga maja në fund. ZOTI E BEKOFTË!”, ka shkruar Trump.

    Një i dyshuar për rastin tashmë është arrestuar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!