Një 40-vjeçar është vrarë sonte në fshatin Balaj të Ferizajt.

I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar, teksa Policia ka sekuestruar edhe një armë nga i njëjti, shkruan Reporteri.net.

Nga Policia e Ferizajt kanë thënë se kanë nisur hetimet mbi rastin.

Reklamë

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli./Reporteri.net