Ferizaji është tronditur sonte nga një vrasje që ka ndodhur në fshatin Balaj, ku i vdekur ka mbetur një 40-vjeçar.
Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, viktima është B.R, ndërsa i dyshuari është një person rreth të 50’ave, poashtu me iniciale B.R.
I dyshuari tashmë është arrestuar, teksa Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri.
Vrasjen për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, ka deklaruar Veseli./Reporteri.net