Qeveria e Edi Ramës bëri të premten betimin në Presidencën e Shqipërisë, duke nisur zyrtarisht detyrën për mandatin e katërt.

Pasi mori mandatin e katërt si kryeministër, për Edi Ramën erdhën edhe urimet e para nga disa krerë të shteteve, por munguan ato nga Kosova.

Por, sonte më në fund ka ardhur një urim për Ramën nga shteti ynë. Është nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili kur është pytur sonte në Shtime pse ende kryeministri shqiptar nuk ka marrë urime nga krerët e shtetit të Kosovës, por ka thënë se të njëjtat [urimet] nuk do të mungojnë.

Reklamë

“Po bëhem i pari që po e uroj”, ka thënë ai.

Asnjë urim nga krerët e shtetit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë kur Rama zyartarisht për të katërtën herë mori mandatin e kryeministrit, ai ende nuk ka marrë urime nga krerët e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, deri tani nuk ka bërë asnjë reagim publik apo postim në rrjetet sociale për ta uruar Ramën.

Njëjtë ka vepruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka heshtur deri tani, pasi nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Reklamë

Ashtu ka vepruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, shkruan Reporteri.net.

Ende asnjë urim as nga kryetarët e partive

Rama urime ende nuk ka marrë as nga krerët e partive politike të Kosovës. Ende as kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i AAK-së, Ramush Haradinaj, i NISMA-s, Fatmir Limaj nuk kanë uruar Ramën për mandatin e ri.

Vlen të ceket se ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali por nuk e ka përmendur askund kryeministrin Rama.

Reklamë

Zelensky i pari që e uroi Ramën

I pari që ka uruar kryeministrin Edi Rama për riemërimin e tij në këtë detyrë është presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky. Ai në një mesazh në rrjetet sociale, shprehet se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit.

“Urime Edi Ramës për riemërimin e tij si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën”, u shpreh Presidenti Zelensky.

Zelensky i uroi kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Reklamë

Ramën e ka uruar edhe kreu i Partisë për Bashkimin Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, i shprehu kreut të qeverisë përkrahjen e tij në “mbështetje të Shqipërisë evropiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë evropian”.

Ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar i dërgoi mesazh urimi Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Elisa Spiropali, pas betimit në Presidencë dhe marrjes zyrtarisht të detyrave të tyre.

Ministri Sa’ar shkruan se Izraeli vlerëson miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe veçanërisht miqësinë e kryeministrit Rama. /Reporteri.net/.

Reklamë