Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u martuan në privatësi pak muaj më parë.
Dasmën çifti e mbajti në Maldive e pasi u kthyen në Shqipëri deklaruan se ishin martuar duke përfshirë në videoklipin “Duamë” pamje nga dita e tyre më e bukur.
Pak muaj pas dasmës, Miriami na ka treguar sot unazën e martesës me anë të një fotoje në Instagram, transmegon Express.
Këngëtarja shfaqet duke pozuar e buzëqeshur teksa në sy bie menjëherë unaza me gurin që shkëlqen.
Gjatë dasmës, Miriami ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë. Çifti pret të bëhet me djalë së shpejti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.