Fshehur në selinë e Microsoft në Redmond, Washington, ndodhet vendi më i qetë në botë.
Një dhomë e vogël përdoret për të rregulluar mirë pajisjet e tyre. Megjithatë, për shumë njerëz është shumë e qetë dhe askush nuk ka arritur të qëndrojë në të për më shumë se 45 minuta, transmeton Reporteri.net.
A peek into what our #Insiders2Campus winners are up to – checking out the anechoic chamber, the quietest place on earth, right here at Microsoft headquarters. They say it's so quiet, you can hear your own joints moving…! pic.twitter.com/B0ig3AAVWn
— Windows Insider Program (@windowsinsider) October 12, 2018
Ata pak që kishin mundësi të vinin u ankuan për ankth për shkak të zhurmës së frymëmarrjes së tepërt, kumbimit në vesh dhe tingullin e zorrëve të tkurrura.
“Disa njerëz nuk mund të qëndronin më shumë se një minutë”, tha Hundradz Gopal, kreu i ekipit që e bëri dhomën e “paarritshme”.
Dhoma e Heshtjes hyri në “Librin e Rekordeve të Ginisit” si vendi më i qetë në botë. Dimensionet e saj janë 6.36×6.36 metra. Muret janë të përbëra nga gjashtë shtresa betoni me një trashësi prej 30 centimetra, të cilat pengojnë depërtimin e çdo zëri nga jashtë dhe muret e brendshme./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.