Tre pula u gjetën në klasin e parë në trenin e linjës S6 nga Esen drejt Këlnit, të ulura mbi një shtresë kashteje.
Sipas zëdhënësit të Deutsche Bahn, makinisti i vuri re vetëm në stacionin e fundit.
Pulat u dorëzuan më pas tek shërbimi i shpëtimit të kafshëve, ndërsa treni duhej të pastrohej plotësisht.
Ende nuk dihet kush i transportoi apo i la aty shpendët.
Policia federale ka nisur hetimet për ndotje të hapësirave të transportit publik dhe po kqyr pamjet e kamerave të sigurisë./DW