×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Pesë kandidatët më të votuar për Asamble në Prishtinë nga secila parti

    Reporteri
    19 Tetor 2025 | 10:31

    Në Prishtinë ka përfunduar numërimi i votave për Asamble Komunale.

    Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 29.19%, në vend të dytë renditet PDK-ja me 22.55%.

    E treta është VV me 21.64% dhe në vend të katërt AAK me 10.04%.

    Screenshot

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si bartës i listës Perparim Rama është kandidati më i votuar më 28 mijë e 740 vota.

    2. Bujar Gashi me 1 mijë e 304 vota,
    3. Bekim Gashi me 1 mijë e 187 vota,
    4. Milazim Vitija me 1 mijë e 166 vota dhe
    5. Fadil Aliu me 936 vota.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili si bartës i listës ka fituar 22 mijë e 198 vota.

    2. Agron Canolli me 1 mijë e 112 vota,
    3. Leutrim Retkoceri me 882 vota,
    4. Ilirik Musliu me 857 vota dhe
    5. Besianë Musmurati me 846 vota.

    Mrika Limani Myrtaj si bartëse e listës së Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 21 mijë e 302 vota.

    2. Gëzim Sveçla me 1 mijë e 534 vota,
    3. Jeta Bujari me 1 mijë e 175 vota,
    4. Berita Abazi Muhadri me 782 vota dhe
    5. Egzon Azemi me 716 vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Bekë Berisha ka marrë 9 miëj e 886 vota.

    2. Kreshnik Smajlaj me 773 vota,
    3. Endrit Gashi me 681 vota,
    4. Yll Bogaj me 628 vota dhe
    5. Behar Gashi me 488 vota.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!