Ka nisur numërimi i votave me postë në Komunën e Vushtrrisë. Aktualisht kur është numëruar një vendvotime nga tri sa janë gjithsej, kandidati i VV-së, Sylejman Meholli ka marrë deri tani 75 vota.
Në vend të dytë është kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri me 73 vota dhe i treti ai i PDK-së, Ferit Idrizi, njëherit dhe kryetari aktual, me 58. vota.
Nga rezultatet preliminare, Ferit Idrizi ka marrë 45,56% apo 13,526 vota, pas tij i dyti radhitet Meholli i VV-së me 30.63% apo 9,093 vota dhe i treti Xhafer Tahiri i LDK-së me 9,72% apo 5,854 vota.
/Reporteri.net/
