Reperi shqiptar ka thënë se Arbenita nuk i bën mirë Feros, andaj duhet ta largojmë nga ai.
Fero njihet për ngacmimet që bën ndaj reperëve të tjerë, por së fundmi është ngacmuar ai. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar reperi Ferro, i cili emrin e vërtetë e ka Andi.
Ferro ka treguar në emision se nuk e pëlqen aspak reperin kosovar Fero.
“Unë emrin e kam me Rr dhe sepse s’më pëlqen shumë si tip ai, është fake. Arbenitën do ta largojmë nga Fero, nuk i bën mirë”, ka thënë Ferro në emision. Ndërkaq, Ferro ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e OTR. “E kam takuar Noizyn, kemi fol rreth muzikës, më ka thënë kritikat e tij si artist i vjetër. Unë dua të punoj me OTR, të më kenë në menaxhim. Noizy më ka hap derën, shumë djalë i thjeshtë. Duhet të kem lekët e mia, të futem në OTR”, ka thënë Ferro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.