×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Taulant Balla reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit: Me ‘Vallen Kosovare’, do të mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar

    Reporteri
    26 Nëntor 2025 | 19:37

    Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e artistit të njohur.

    Përmes një postimi, Balla e ka cilësuar Shpat Kasapin si një artist që do të mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar, duke kujtuar veçanërisht këngën “Vallja Kosovare” dhe shumë projekte të tjera muzikore që e bënë atë të dashur për breza të tërë.

    “Shumë i trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, dibranit të lindur në Tetovë e që me ‘Vallen Kosovare’ e plot këngë të tjera do mbetet i paharrueshëm për publikun shqiptar”, ka shkruar Balla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!