Reperja Tayna, me punën e saj po shpërthen edhe jashtë trojeve shqiptare.
Për sukseset e saj tashmë po shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.
Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka “pushtuar” ballinën e revistës gjermane “Life” për muajin tetor, shkruan Reporteri.net.
Suksesin e arritur Tayna e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar foton e revistës.
Ndërkohë revista gjermane “Life” në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar: “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane!”. /Reporteri. net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.