Çdo vit banorët e fshatit Ullapool e shënojnë numërimin mbrapsht drejt Krishtlindjeve duke ndërtuar një pemë spektakolare prej qindra rrjetave të peshkimit, përcjell Reporteri.net.
Këto kosha, të bëra me një kornizë të mbuluar me rrjetë, zakonisht përdoren për kapjen e gaforreve dhe langustinave, por banorët e këtij fshati peshkatar i shndërrojnë ato në një dekorim dimëror shumë tërheqës, të ndriçuar me drita shumëngjyrëshe.
Instalacioni 9 metrai lartë organizohet nga grupi komunitar “Ullapool Fire and Light Fund”.
Gordon Wink, një nga vullnetarët e përfshirë në projekt, i tha BBC në Skoci se si fshati ka krijuar këtë pikë qendrore gjatë 10 viteve të fundit.
Ideja lindi fillimisht pasi një banor vendas, Robert Hicks, pyeti nëse mund të bëhej diçka për të “ndriçuar netët e errëta” të dimrit.
Robert ishte organizatori i festivalit muzikor Loopallu, i cili u mbajt në fshat për 15 vite deri në vitin 2019.
U sugjerua që fshati ta festonte trashëgiminë e tij të peshkimit me një pemë të ndërtuar nga rrjetat e peshkimit.
“Në fillim na duhej të luteshim e të huazonim gjëra,” tha Gordon.
“Duhet dy ditë të plota për ta ndërtuar, me ndihmën e vullnetarëve, dhe porti na siguron shumë nga pajisjet,” tha Gordon.
Pema ndërtohet mbi një bazë në formë disku, me një kornizë druri në qendër dhe me pesha që mbajnë gjithçka në vend – sidomos kur ka erë.
“Javën e kaluar patëm një stuhi që shkaktoi pak dëme,” tha Gordon.
Rrjetat (kurthe) vendosen me radhë rreth kornizës dhe pastaj e gjithë struktura dekorohet me drita shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve.
Prekja përfundimtare është “ylli” – një formë skice gaforreje me drita të bardha.
/Reporteri.net/


