Ditë më parë u përfol për një shtatzëni të mundshme për këngëtaren e mirënjohur Yllka Kuqi.
Shumë zëra e fjalë u dëgjuan duke pëshpëritur për këtë lajm, që shumëkush e ka pritur, e veçanërisht vet artistja
Përkundër se u tha e u komentua nga të gjithë ky lajm, nga Yllka nuk kemi pasur ende pohim apo mohim lidhur me këtë.
Edhe pse nga burime të sigurta ka ardhur ky super lajm, të gjithë janë duke pritur për një konfirmim sa më të shpejtë të Yllkës.
Por, deri më sot nga ajo nuk ka pasur as një reagim apo lëvizje që do të pranonte gjithçka e do të dilte në shesh e vërteta.
E, nëse jo nga ajo, atëherë janë imazhet dhe veshjet e saj që po e shpalosin dalë nga dalë barkun e saj.
Veçanërisht, nëse e shikoni me vëmendje këtë fustan të saj të gjelbërt, do ta vëreni edhe ju pak barkun që iu është fryrë, e Yllka si Yllkë nuk ka si të duket më mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.