“Si Ai” është projekti muzikor i Taynës i cili pati një shpërthim dy vite më parë kur u publikua, shpërthim i cili kaloi kufijtë shqiptarë.

Shumë Dj të famshëm kanë bërë remix këtë këngë dhe e luajnë vazhdimisht në setet e tyre nëpër klube.

Së fundmi, ky projekt ka tërhequr edhe vëmendjen e disa artistëve brazilianë projektet e të cilëve ngjajnë dukshëm me këngën “Si Ai” të këngëtares Tayna.

Reklamë

Projektet “Gemidinha” e Felipe Amorim dhe “O Prédio Vai Tremer” nga MC Bruninho, VIIZX dhe Maduff përmbajnë elemente ritmike dhe melodike që ngjasojnë me stilin dhe strukturën e këngës së Taynës.


Këngët braziliane shfaqin një qasje të ngjashme në ritmin kryesor si dhe refrenin

Ndërkohë, “Si Ai” mbetet një ndër këngët e suksesshme të Taynës, e publikuar në vitin 2024 por që vazhdon të dëgjohet edhe sot.

Reklamë