Aktorja dhe modelja 24-vjeçare, Rina Lipa, motra e këngëtares së njohur Dua Lipa, do të shfaqet për herë të parë në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life”. Ajo do të luajë krah aktorëve Jonny Weldon (i njohur nga One Day) dhe Tony Cook (nga Dune: Part Two).

Në këtë premierë, Rina interpreton Scarlett, një personazh i pamëshirshëm në botën e errët të mafies, e mbushur me vrasje dhe tradhti.

Kasti përfshin edhe aktorët Tomi May, Christina Gkioka, Bradley Turner dhe Sasha Latoya.

Reklamë

Historia e filmit ndjek dy mashtrues, Ant dhe Dick, të cilët përplasen me mafiozin londinez Emery dhe rekrutohen me ngurrim në botën kriminale të tij. Scarlett, personazhi i Rina-s, është pjesë e skuadrës së Emery-t dhe përdor dy mashtruesit si instrumente në aktivitetet kriminale, duke i çuar më pas ata drejt Greqisë.