Patrisi bashkëshorti i këngëtares Altuna Sejdiu, ka publikuar një foto nga darka private ku po festonin suksesin e albumit të saj.


Tuna ka shkaktuar ‘furtunë’ me rikthimin e saj bmombastik me albumin të cilin e ka quajtur ‘Fortuna’.

Ajo ka promovuar albumin me një koncert që ka mbajtur në Shkup, ku ka kënduar ‘live’.

Reklamë

Ndërsa që nga publikimi i këngëve në Youtube, zëri i saj po dëgjohet në çdo anë.

E ndër përkrahësit më të mëdhenj të këtij projekti ishte padyshim edhe bashkëshorti i këngëtares, Patris Berisha i cili madje edhe shihet në të gjitha videoklipet që Tuna i ka realizuar këngëve të albumit.

Këtë herë Tuna ka mbledhur ata të cilët kanë mundësuar realizimin e albumit, në një darkë private për të festuar suksesin.

Me këtë rast, Patrisi ka shkrepur një foto të bukur me bashkëshorten e tij, ku shihen të afërt dhe shumë të lumtur.

Reklamë