Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim këngëtaren kosovare, Dafina Zeqiri.

Kurti ka pritur këngëtaren kosovare pas një koncerti që ajo pati dy ditë më parë.

“Parmbrëmë mysafir në koncertin e saj të shkëlqyeshëm, sot nikoqir i saj në kryeministri. Dafina ishte përsëri mbresëlënëse”, shkroi Kurti.

Reklamë

Këngëtarja Dafina Zeqirit me shaka prekur edhe temën e fushatës elektorale. “Shumë më cool koke live se nëpër fushata”, i tha ajo Kurtit.