Artisti ROI ka debutuar në tregun muzikor me projektin e tij, “FPD”, një këngë që po tërheq vëmendje që në orët e para pas publikimit.
Me ritme të forta, energji shpërthyese dhe një interpretim të drejtpërdrejtë, ROI konfirmon stilin e tij të veçantë dhe guximin artistik.
“FPD” vjen e shoqëruar me një videoklip dinamik dhe provokues, i cili përçon fuqishëm mesazhin e këngës dhe krijon një identitet vizual që nuk kalon pa u vënë re.
“FPD” është tashmë e publikuar në YouTube.