Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 99.22 për qind të votave në nivel vendi.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.31 për qind të votave, apo 429,861 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.01 për qind, respektivisht 183,183 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.59 për qind, apo 118,443 vota.
Pas tyre vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.68 për qind ose 49,551 vota, Lista Serbe me 4.73 për qind apo 41,254 vota, si dhe Nisma Socialdemokrate me 1.72 për qind, respektivisht 14,973 vota.
