Revista e njohur javore amerikane, “Washington Examiner” i ka kushtuar një artikull bombardimeve të NATO-s të vitit 1999.

Ata kanë shkruar se serbët nuk duhen zemëruar me NATO-n por me personin që ka detyruar NATO-n të veproj.

Tutje, në artikull, ata shkruajnë se fajtori kryesor për bombardimet e NATO-s është Millosheviq.

Reklamë

“Fajtori kryesor është Slobodan Millosheviq. Ishte Millosheviq, ai i cili refuzoi që të hyjë në bisedime për paqe dhe për ta ndaluar nënshtrimin e tij brutal ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, kishin shkruar në artikullin e tyre revista, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ata thanë që vendimi i Millosheviqit ishte një vendim i trashë që i kushtoi popullit të tij.

Në artikull u përmend po ashtu Masakra e Reçakut.