Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar ndjekësit me një deklaratë, gjatë një video-interviste të realizuar së bashku me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.
Në një seri pyetjesh, Simge me shumë krenari deklaron se është shqiptare, duke theksuar se origjina e saj është nga Peja, në Kosova, teksa për ta “dëshmuar” këtë e bën edhe shqiponjën.
Si qytet të preferuar, ajo përmend Prishtinën.
Simge Sağın gëzon famë të jashtëzakonshme në Turqi, ndërsa projektet e saj muzikore kanë thyer kufijtë e tregut vendor.
Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e renditur atë në mesin e artisteve më të dëgjuara të skenës turke.