Këngëtarja kosovare, Shkurte Gashi po kalon momente të vështira të jetën e saj.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka njoftuar se babai i saj ka vdekur.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi me një dedikim për të atin.
“Ah babush i dashur…Vdekja jote e papritur ma keputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh.
Sot humba me shume se nje baba, humba shokun tim me te mire, mësuesin tim, udherrefyesin e jetes sime. Ti ishe forca ime, fjala e urte, krahu ku mbeshtetesha dhe drita qe me printe në çdo hap.
Dhimbja per ty eshte e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme. Do te jetosh perhere ne zemren time, ne kujtimet e mia, në çdo këshille që më dhe e në çdo vlerë që ma
mesove. Pusho i qete, babush krenaria ime e perjetshme”, ka shkruar Gashi në fotot e publikuara.
/Reporteri.net/
“
