Aktorja e njohur Catherine O’Hara ka vdekur në moshën 71-vjeçare, raporton revista “People“, përcjell Reporteri.net.
Menaxheri i aktores kanadeze konfirmoi të premten vdekjen e ikonës së komedisë, e njohur për rolet në filma si Beetlejuice, Home Alone dhe Best in Show, vdiq në moshën 71-vjeçare.
Nuk u dhanë detaje të tjera.
Në vitin 1990, ajo u përzgjodh për filmin Home Alone si nëna e Kevin-it të Macaulay Culkin.
“Është një film perfekt, apo jo?” tha ajo për PEOPLE në 2024.
Ajo e ripërsëriti rolin e saj në Home Alone 2: Lost in New York në vitin 1992./Reporteri.net
