Skena muzikore për fëmijë është pasuruar së fundmi me një projekt të veçantë nga vogëlushja Sia Nini, e cila ka publikuar këngën e famshme “Qingji i Vogël”, të shoqëruar me një videoklip të realizuar me shumë kujdes dhe kreativitet.
Sia po hedh hapat e parë në botën e artit dhe muzikës.
Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Zef Lekaj, ndërsa orkestrimi mban firmën e Alban Kondi dhe Fabian Basha.
Pamja vizuale e Sias plotësohet nga veshjet e veçanta, të cilat i japin klipit një stil të ëmbël dhe elegant, të përshtatshëm për botën e fëmijëve.
Me këtë projekt, Sia Nini sjell një frymë të freskët dhe plot energji pozitive, duke rikthyer një këngë të dashur për publikun në një version modern dhe tërheqës. “Qingji i Vogël” pritet të mirëpritet nga fëmijët dhe familjet, duke u kthyer në një nga hitet e reja për më të vegjlit.