Pas publikimit të këngës “Diss” nga Mozziku, në të cilën reperi ironizon ish-menaxherin e tij Met Elshani duke përmendur ndarjen e fitimeve 70% me 30%, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Met Elshani ka hedhur akuza të rënda ndaj Mozzik. Ai e ka akuzuar reperin për mosmirënjohje, duke theksuar se, sipas tij, janë pikërisht gënjeshtrat ato që e kanë ndihmuar Mozzikun të arrijë aty ku ndodhet sot.

Elshani ka rikthyer në vëmendje edhe një ngjarje të vjetër, duke pretenduar se Mozzik po tenton t’ia hedhë fajin ish-bashkëshortes për veprime që, sipas tij, i kanë kryer së bashku. Në reagimin e tij, ai përmend edhe “vjedhjen e kursimeve të një gruaje të moshuar”, duke shkuar deri në deklaratën se kjo ngjarje përfundoi në mënyrë tragjike, ndërsa reperi, sipas Elshanit, vazhdon të paraqitet para publikut si “djali i mirë”.

Reklamë