×
  • Lajme
  • Lajme

    Maliqi ironizon me Pal Lekajn: Ka parë ëndërr se është Leka i Madh

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 10:24

    Deklarata e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili në një nga emisionet vendore kërkoi largimin e ambasadorit zviceran në Kosovë, ka nxitur reagime të mëdha.


    Lekaj kërkoi largimin e ambasadorit zviceran për arsye se ky i fundit kishte dërguar kritika të ashpra në adresë të liderëve të Kosovës.

    Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka ironizuar me këtë kërkesë të Lekajt duke thënë se me sa duket  Pal Lekaj ka parë ëndërr se është “Leka i Madh”, shkruan Reporteri.net

    “PAL LEKA ka pa andërr se është mishërim i LEKES SE MADH. Për çudi andrra kish qenë në anglisht dhe personi i mishëruar në të vërtet quhej MAD LEKA”, shkruan Maliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!