Aktori ikonik i Hollywood’it, Robert Duvall, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

Ai mbetet i paharruar për rolin e Tom Hagen përkrah Al Pacino dhe Marlon Brando në The Godfather.

Duvall ka vdekur në shtëpinë e tij në Middleburg, sipas një deklarate nga familja e tij.

Reklamë

Në vitin 2005, Duvall u martua me gruan e tij të katërt, Luciana Pedraza, mbesa e pionieres argjentinase të aviacionit Susana Ferrari Billinghurst.

Në një karrierë të begatë në Hollywood që zgjati gati gjashtë dekada, Duvall interpretoi me mjeshtëri mes roleve kryesore dhe atyre dytësore. Ai e mishëronte plotësisht çdo personazh.

Ai u nominua për shtatë çmime Academy Awards dhe shtatë Golden Globe Awards. Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në vitin 1984 për rolin e këngëtarit të muzikës country Mac Sledge në filmin Tender Mercies të regjisorit Bruce Beresford.

Duvall është martuar katër herë, por nuk ku pasur fëmijë.

Duvall u njoh me gruan e tij të parë, Barbara Benjamin, gjatë xhirimeve të To Kill a Mockingbird. Ata ishin të martuar nga viti 1964 deri në vitin 1975.

Reklamë

Gruaja e tij e dytë ishte Gail Youngs, me të cilën ishte i martuar nga viti 1982 deri në vitin 1986.

Martesa e tij e tretë ishte me Sharon Brophy, një balerinë, nga viti 1991 deri në vitin 1995.

Në vitin 2005, Duvall u martua me gruan e tij të katërt, Luciana Pedraza, mbesa e pionieres argjentinase të aviacionit Susana Ferrari Billinghurst./Reporteri.net

Reklamë