Angjelina Gjergjaj, 13-vjeçare me prejardhje nga Gjakova, e lindur dhe e rritur në Zvicër, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me interpretimin e saj të këngës “Mora fjalë”.
Në Ditën e Pavarësisë më 17 shkurt, ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një “cover” të këngës së njohur të Shkurte Fejzës, duke emocionuar ndjekësit me zërin dhe interpretimin plot ndjenjë.
Angjelina, ndonëse e rritur jashtë vendit, përmes muzikës po dëshmon lidhjen e fortë me rrënjët dhe kulturën shqiptare.
View this post on Instagram