Reperi Mossi bashkë me dy persona jerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për sulmin e para dy ditëve ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Të dyshuarit po hetohen për tri vepra penale, “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Reklamë

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kane ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 t[ KPRK-s[, “Kanosje” sipas nenit 181 te KPRK-se, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës. Në këtë drejtim Prokurori i shtetit është duke i ndermarre te gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë çështje”, tha zëdhënësja e kësaj prokurorie për Reporteri.net.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Siç u raportua dy ditë më parë, reperi Mossi bashkë me disa persona të tjerë kishin sulmuar fizikisht gazetarin Burim Pacolli.

“E shohim prap shpejt”, reperi Mossi nga arratia kërcënon sërish Burim Pacollin

Reklamë