David Beckham dhe Victoria Beckham kanë ndarë mesazhe urimi për ditëlindjen e djalit të tyre, Brooklyn Beckham, me rastin e 27-vjetorit të tij.
Gjashtë javë pasi Brooklyn publikoi deklaratën e tij tronditëse duke shkëputur të gjitha lidhjet me familjen, prindërit e tij përmes postimeve në Instagram kanë shënuar ditëlindjen e tij me foto nga fëmijëria e tij, raporton Daily Mail, përcjell Reporteri.net.
Duke ndarë foto nga fëmijëria e Brooklyn dhe duke etiketuar bashkëshorten e tij Victoria, David përdori nofkën e tij të fëmijërisë për të birin, “Buster”, ndërsa shkroi:
“27 sot. Gëzuar ditëlindjen Bust. Të duam x”, ka shkruar David.
Pak minuta më vonë, Victoria Beckham ndau të njëjtën foto dhe shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Brooklyn, të duam shumë”, përpara se të publikonte një foto ku ajo shihet duke qeshur me të birin, të shoqëruar me një varg zemrash.
Brooklyn Beckham së fundmi shprehu dëshirën e tij për t’u distancuar nga familja në një deklaratë prej gjashtë faqesh në Instagram, të mbushur me akuza të forta.
Duke iu drejtuar ndjekësve në rrjetet sociale në janar, ai pretendoi se prindërit e tij ishin përpjekur të sabotoni martesën e tij dhe se gjithmonë kishin vënë përparësi imazhin publik dhe markën personale mbi marrëdhëniet familjare./Reporteri.net

