Anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi ka deklaruar se komisioni është ngarkuar nga kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani.

Sipas tij, amendamentet parashohin që presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Rrustemi theksoi se këto amendamente synojnë të eliminojnë ngërçet që pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve.

Reklamë

“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Pasditen e së enjtes Presidentja Vjosa Osmani procedoi në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri të ditur se i ka pranuar ato, dhe iu bashkua thirrjes së Osmanit që ato amendamente të votohen.

/Reporteri.net/

Reklamë