Këngëtarja Gresa Behluli po i jep fund beqarisë.


Disa netë më parë ajo ka mbajtur kanagjegjin e saj, ku të ftuar ishin shumë fytyra publike, familjarë e miq të këngëtares.

Një dedikim të veçantë për Gresën, e ka bërë nëna e saj këngëtarja jonë e mirënjohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Reklamë

“E bukura ime, Zoti t bekoftë!” ka shkruar Shkurta në fotografi të publikuar nga kanagjegji i Gresës.

Ndryshe, të dyja bashkë promovuan duetin e tyre më të ri, pikërishtë në ahengun e organizuar për Gresën.