Një video shokuese nga Arizona po qarkullon nëpër botë. Njësitë speciale u futën me dhunë në shtëpinë e një familjeje. Arsyeja për këtë është sepse ata kishin refuzuar ta vaksinojnë fëmijën e tyre i cili në atë kohë kishte temperaturë shumë të lartë, deri në 40 gradë Celsius, transmeton Reporteri.net.
Në video shihet se si Njësia Speciale thyen derën e shtëpisë familjare pasi babai i djalit (2 vjeç) refuzoi të ju hapte derën. Ata erdhën pasi mjeku i raportoi prindërit në Qendrën për Punë Sociale, sepse kishin frikë se fëmija kishte meningjit. Më vonë, megjithatë, doli të ishte një infeksion i frymëmarrjes.
Prindërit kishin dërguar fëmijën për mjekim disa ditë më parë për shkak të temperaturës së lartë. Përkundër këshillës së mjekut për ta lënë djalin në spital, ata refuzuan ta bënin atë. Mjeku, prindërit e të cilit thanë se nuk kishin vaksinuar djalin e tyre, i thirri autoritetet kur zbuloi se djali nuk ishte dërguar në spital.
Avokatja Kelly Tausend, e cila loboi për një ligj që i lejon Qendrës për Mirëqenie Sociale të marrë një urdhër kërkimi për ta larguar fëmijën nga prindërit e saj në një situatë jo të jashtëzakonshme, dënoi ashpër incidentin./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.