Këngëtari Besart Kelmendi-Gjesti është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën “Mehmet Isahi” në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka thënë Pllana.