Manchester United ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Aston Villa me rezultat 3-1 në Old Trafford në kuadër të javës së 30-të të Premier League.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 53-të me golin e Casemiro, pas asistimit nga Bruno Fernandes. Mysafirët barazuan përmes Ross Barkley, por United reagoi shpejt me golin e Matheus Cunha.

Rezultatin përfundimtar e vulosi zëvendësuesi Benjamin Šeško në minutat e fundit të takimit.

Reklamë

Me këtë fitore, Manchester United mban vendin e tretë me 54 pikë, tre më shumë se Aston Villa. Në krye të tabelës vazhdon Arsenal, i ndjekur nga Manchester City. /Reporteri.net/.