Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka folur pas barazimit 1-1 me Tottenhamin në fund të ndeshjes.  

Ai ka thënë se nuk e di pse po ndodh qe disa herë brenda këtij sezoni po marrin gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Por, siaps tij nëse nuk këndellen, ekipi duhet të jetë i kënaqur me pjesëmarrjen vetëm në Conference League.

Reklamë

“Ky është një zhgënjim i madh. Nuk e di çfarë ndodhi, nuk kam asgjë për të thënë. Në minutën e fundit, përsëri, nuk e di sa herë këtë sezon tashmë. Duhet të zgjohemi!. Duhet të zgjohemi sepse nëse vazhdojmë kështu, duhet të jemi të kënaqur me Conference League! Nuk e di pse po ndodh kjo, sinqerisht nuk e di!”.

“Mendoj se në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, kontrolluam gjithë ndeshjen dhe ata vështirë se krijuan shanse përveç një ose dy me kokë. Pjesën e dytë ne thjesht nuk bëmë të njëjtat gjëra”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

Szoboszlai shënoi supergol ndaj Tottenham.