×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ky Mercedes do të jetë rezistent ndaj plumbave dhe eksplozivëve

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 13:18

    Mercedes-AMG G63 do të jetë ndër veturat e para me elegancë dhe njëherësh qëndrueshmeri.


    Me qëndrueshmëri në këtë rast kuptojmë rezistencë ndaj plumbave dhe eksplozivëve të mundshëm, transmeton lajmi.net.

    Kompania Inkas, e njohur për prodhimin e automjeteve të blinduara siç është Superior dhe Sentry MPV, këtë version të Mercedesi e ka shndërruar në një SUV rezistent ndaj plumbave.

    Përveç kësaj, AMG-ja do mund t’iu bëjë ballëkushtet më të këqija në rrugë.

    Më saktësisht, vetura mbron pasagjerët nga sulmet me armë të cilat përdorin municion të kalibrit 7.62, si dhe nga eksplodimi i njëpasnjëshëm i dy granatave të llojit DM51.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!