Jadon Sancho mund të rikthehet te Borussia Dortmund në merkaton e verës.

Anësori anglez, i cili aktualisht aktivizohet si i huazuar te Aston Villa nga Manchester United, është i hapur për t’u bashkuar sërish me verdhezinjtë, aty ku shkëlqeu para se të transferohej në Angli.

Për të realizuar këtë lëvizje, lojtari raportohet se është i gatshëm të pranojë edhe një ulje të pagës së tij. Edhe pse Manchester United shpenzoi 73 milionë euro për të në vitin 2021, Sancho nuk arriti kurrë të përshtatej plotësisht në “Old Trafford”, duke kaluar nëpër huazime te Dortmund, Chelsea dhe së fundmi tek Aston Villa.

Reklamë

Interes për të ka shfaqur edhe Juventusi, por kërkesat financiare mbeten një pengesë për klubin italian.

Ndërkohë, United ka opsionin e rinovimit të kontratës me lojtarin, gjë që mund të ndikojë në formën e marrëveshjes me Dortmundin.