Faza 1/8-ave në Champions League ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe tetë skuadrat më të mira të Europës.

Bayern Munich konfirmoi formën duke shkatërruar sërish Atalantën, këtë herë 4-1, ndërsa kualifikohet në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 10-2. Liverpool përmbysi me lehtësi Galatasaray-n në “Anfield” me shifrat 4-0, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë.

Edhe pse u mposht 3-2 nga Tottenham në Londër, Atletico Madrid siguroi kalimin tutje falë triumfit 5-2 në ndeshjen e parë.

Reklamë

Shorti ka rezervuar përballje titanësh në çerekfinale, ku spikasin duelet PSG-Liverpool dhe klasikja europiane Real Madrid-Bayern Munich.

Po ashtu, Barcelona sfidon Atletico Madrid, ndërsa Arsenali luan ndaj Sportingut të Lisbonës.