Legjenda franceze, Thierry Henry dhe sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike, janë aktorët e një bisede të së mërkurës mbrëma që është bërë virale shpejt në rrjetet sociale.

Liverpooli mundi Galatasarayn me rezultat 4-0 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, duke kompensuar humbjen (1-0) nga ndeshja e parë.

Ekitike shënoi një nga golat e Reds dhe i dha një deklaratë Jamie Carragherit për CBS Sports pas ndeshjes. Eksperti i komentimit, legjenda Thierry Henry, iu bashkua bisedës nga studioja për t’i bërë një pyetje Ekitikes.

Reklamë

Kjo shkaktoi të qeshura në studio. Kur ai e rifitoi qetësinë, Henry e pyeti nëse do të festonte Bajramin në mënyrë të veçantë nëse shënonte kundër Brighton. Ekitike u përgjigj, “Ndoshta me Ibrahim Konaten, por do ta shohim me të.”

Reklamë

Ndryshe, Liverpooli nënshkroi me Ekitike (23 vjeç) nga Eintracht Frankfurt verën e vitit të kaluar për një shumë prej 95 milionë eurosh. Sulmuesi francez që atëherë ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar gjashtë në 41 paraqitje për Liverpoolin./telegrafi