Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy”, në një nga sfidat më të rëndësishme të historisë së saj, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026. Pas shpalljes së listës me 26 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në “Shtëpinë e Futbollit”, ku shpjegoi zgjedhjet e tij për këtë grumbullim.

Nga risitë te mungesat, rikthimet e Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit, si dhe pritshmëritë për përballjen e parë ndaj Polonisë, trajneri Silvinjo ka shprehur bindjen që me lojtarët që kanë mund të shkojmë përpara.

“E vërtetë është nuk duhet të qajmë mungesat, duhet të shohim përpara. Kam besim te 26 lojtarët e grumbulluar i kishim menduar që më përpara. Pas dëmtimit të Manaj e rivlerësuam situatën dhe siç e thashë, duhet të përshtatemi me situatën me lojtarët që kemi. Muçin unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera si sulmues krahu dhe trekuartist, është një lojtar që shënon, e gjen portën, ka tipare ofensive dhe më pak difensive”.

Reklamë

“Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më para dhe është rritur e përmirësuar shumë. E shoh si sulmues krahu, pavarësisht se te klubi ku luan, është në pozicionin e trekuartistit, por specifikisht është sulmues krahu”.

“Njësoj siç thashë për Muçin, të cilin e shoh si sulmues. Të dy janë lojtarë që e gjejnë portën, të cilët shënojnë dhe në rastet kur nuk ke sulmues pykë që shënojnë, duhet duhet të gjesh lojtarë që të shënonjë. Lojtari që ka shënuar më shumë gola në këto tre vite është Bajrami me 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4 gola. Pra jo domosdoshmërisht duhet një lojtar si Manaj por ka opsione të tjera Mehmeti, Uzuni, Muçi, Mehmeti. Dhe janë lojtarë që mund të bëjnë mirë”.

“Ne jemi të bindur për lojtarët që kemi përzgjedhur me të cilët ne mund të shkojmë përpara. Janë lojtarë që ne kemi besim dhe mund të përshtatemi dhe mund të bëjmë mirë. Ne kemi një dëshirë të madhe të luajmë dhe e përsëris që është një kënaqësi e madhe të përfaqësosh Shqipërinë në play-off për të shkuar në Botëror”, ka deklaruar Sylvinho.