Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka, ka ndarë një rrëfim emocional në një intervistë për kanalet zyrtare të Premier League, ku foli për sakrificat e familjes dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit.
Gjatë intervistës, Xhaka u ndal te fëmijëria e tij dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i prindërve, të cilët punonin pa pushim për t’u siguruar kushte më të mira për fëmijët e tyre.
Në një moment, mes kujtimeve të forta, ai nuk arriti t’i mbajë emocionet dhe shpërtheu në lot.
“Kam qenë lider që në moshën katërvjeçare, sepse prindërit e mi punonin gjithë ditën dhe bënin edhe punë shtesë. Vëllai im ishte pesë vjeç, unë katër, por unë mbaja përgjegjësinë e shtëpisë. Kishim ditë kur qëndronim vetëm deri në 18 orë,” rrëfeu ai.