Fisnik Asllani vazhdon të jetë njëri nga emrat që lidhen me Barcelonën dhe sulmuesi kosovar nuk e fsheh admirimin e tij për klubin katalanas.

Futbollisti i Hoffenheimit e ka bërë edhe një tjetër “sinjal” ndaj “Blaugrana”, duke e treguar hapur simpatinë për ekipin nga Camp Nou, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Reklamë

Sulmuesi 23-vjeçar është përmendur disa herë si një profil që Barcelona e ndjek për të ardhmen, sidomos duke e parë nevojën për të menduar për pasardhësin e Robert Lewandowskit në sulm.

Klubi katalanas po i monitoron disa alternativa për repartin ofanziv dhe emri i Asllanit është ndër ata që janë analizuar nga drejtuesit sportivë.

Nga ana e tij, lojtari nga Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se Barcelona ka qenë një klub i veçantë për të që nga fëmijëria dhe se do të ishte një hap i madh në karrierë të luante një ditë në “Camp Nou”.