×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Reagimi

    Haxhiu: Vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës mbi masakrat u mor në Kryesinë e Kuvendit, me shumicë votash

    Reporteri
    28 Mars 2026 | 16:35

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës mbi masakrat në Kosovë, është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje të plotë me Rregulloren për subvencionim.

    Haxhiu ka thënë se, Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi. Ajo ka shkruar se përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar në favor të këtij vendimi.

    Haxhiu ka shtuar  se verifikimi i të dhënave nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të Kryesisë.

    Teksa ka shkruar se mbështetja për këtë ekspozitë është dhënë me qëllim të mirë, Haxhiu ka thënë se ky rast përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional.

    “Në këtë drejtim, do të ndërmarrim hapa konkretë për të forcuar mekanizmat e vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve të posaçme profesionale dhe ndryshimit të Rregullores ekzistuese, me qëllim fuqizimin e kritereve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë:

    Vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje të plotë me Rregulloren për subvencionim.
    Përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar në favor të këtij vendimi.

    Si Kryetare e Kuvendit, ndjej obligim institucional dhe moral të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar.

    Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi. Njëkohësisht, duhet theksuar se verifikimi i të dhënave nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të Kryesisë.

    Mbështetja për këtë ekspozitë është dhënë me qëllim të mirë. Megjithatë, ky rast përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional.
    Në këtë drejtim, do të ndërmarrim hapa konkretë për të forcuar mekanizmat e vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve të posaçme profesionale

    dhe ndryshimit të Rregullores ekzistuese, me qëllim fuqizimin e kritereve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!