Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë vendim të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet.
Rama ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të shqetësimit me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike.
Rama, njoftoi krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të gjitha vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”.
“Kam ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe jam dakorduar për formimin e këtij komisioni,” tha Rama. “Ky komision, i përbërë nga ekspertë të urbanizmit, inxhinierë të licencuar dhe përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektimet në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.”
Nga shembja e dheut që ndodhi ditën e djeshme një pjesë e madhe e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për 22 orë rresht.