Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Dardanët janë gati për këtë ndeshje finale, pasi ëndrra e madhe është kualifikimi në një ngjarje të madhe sportive dhe Kupa e Botës është kulmi i çdo arritje.
Për të qenë sa më afër vëllezërve, shumë tifozë nga Shqipëria janë nisur sot drejt Prishtinës, për atmosferë dhe përkrahje të Dardanëve.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen shumë vetura me flamuj shqiptarë duke ardhur në drejtim të Kosovës dhe është thjesht emocionuese.
Një kualifikim i Kosovës do të ishte plotësim i një ëndrre të madhe të një shteti të ri, por të vuajtur ndër shekuj.
o kah don me m’dalë zemra prej venit. ???? pic.twitter.com/7xaSJdc8Ck
— Shpend Lila (@Shpend_Lila) March 31, 2026
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




