×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump thotë se Irani i ka kërkuar ShBA’së armëpushim

    Reporteri
    01 Prill 2026 | 15:19

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se udhëheqësi iranian i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një armëpushim, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net

    Irani ende nuk e ka pranuar apo konfirmuar publikisht një ofertë të tillë dhe javën e kaluar mohoi se ishte në bisedime të drejtpërdrejta me SHBA’në.

    Të dyja palët kanë shkëmbyer mesazhe përmes ndërmjetësve në vende të treta, përfshirë Pakistanin, por nuk janë organizuar bisedime ballë për ballë.

    Në një postim në Truth Social sot, Trump tha se armëpushimi do të merret në konsideratë “kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e qartë”.

    “Deri atëherë, ne po e shkatërrojmë Iranin plotësisht ose, siç thonë ata, do ta kthejmë në Epokën e Gurit!!!” , tha Trump./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!