Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar seancën e sotme parlamentare, pasi Draft-rezoluta e propozuar nga kjo parti në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës e propozuar nga dhe kërkesa që të trajtohet si pikë e parë të rendit të ditës nuk gjeti përkrahje.

PDK ka kërkuar që kjo rezolutë të përfshihet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit, siç kanë thënë duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe urgjencën që lidhet me zhvillimet e fundit dhe reagimin e drejtë institucional ndaj tyre.

Një një reagim PDK thotë se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, duke refuzuar që Rezoluta të trajtohet me prioritetin që meriton.

Reklamë

Për ta shmangur një votim të paracaktuar për dështim, PDK  thotë se është detyruar ta tërheqë përkohësisht këtë Rezolutë nga procedura parlamentare dhe të lëshojë sallën e Kuvendit.

Sipas kësaj partie refuzimi për ta trajtuar këtë çështje si prioritet nuk është një vendim procedural, por një shmangie nga përgjegjësia institucionale për ta mbrojtur të vërtetën historike dhe për të respektuar dinjitetin e viktimave të luftës.

“Rezoluta e propozuar nga PDK synon të dënojë çdo shtrembërim të fakteve historike, të kërkojë përgjegjësi për keqinformimin dhe të garantojë standarde të qarta institucionale në trajtimin e historisë së luftës së Kosovës.Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur që këtë çështje ta rikthejë në Kuvend dhe të kërkojë mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore për miratimin e saj.

Mbrojtja e së vërtetës historike nuk është çështje e një partie, por detyrim ndaj shtetit, ndaj viktimave dhe ndaj brezave që vijnë”, thuhet në reagimin  e PDK-së. /Reporteri.net/