Kryeministri Albin Kurti, e ka nisur fjalimin e sotëm në Kuvend, duke goditur Presidenten Vjosa Osmani lidhr me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Kurti tha se nga Kushtetuesja “është vërtetuar dhe dëshmuar” që Presidenti nuk mund ta shpërndajë “vullnetin e popullit as në presion të afatave e as paqartësive kushtetuese”, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se dekreti i Osmanit ishte në shpërputhje me Kushtetutën dhe se Gjykata tregoi kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni.
“Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ka krijuar një situatë që krijon qartësi, jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi, jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni.Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as në presion të afatave e të paqartësive kushteteuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete e rrjedhimisht as nuk shpërndahet”, ka deklaruar Kurti.
Kurti tha se pas këtij aktgjykimi, tani më nuk ka boshllëk institucional.
“Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institicional përpara nesh, por kemi një detyrë të qartë. Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tim, mandate i deputetëve është i gjatë”, tha Kurti.
Osmani kishte dalë me dekret për shpërndarjen e Kuvendit më 6 mars, një ditë pasi kishte dështuar zgjedhja e Presidentit në mungesë kuorumi.
Kurti më pas i ishte drejtuar Kushtetueses, e cila fillimisht kishte vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars.
Më pas me 25 kishte nxjerrë Aktgjykimin, sipas të cilit dekreti i presidentes Vjosa Osmani “nuk prodhon asnjë efekt juridik”.
Sipas vendimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë në dispozicion 34 ditë nga hyrja në fuqi e aktgjykimit për të zhvilluar dhe përfunduar procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës./Reporteri.net